Lidhet sot me date / / , ndërmjet palëve:
, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare te Biznesit me NIPT , me seli ne adresën: , (i cili më poshtë ̈ do të quhet Operatori
- Operatori i Rrjetit dhe Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike) Dhe
Pajtimtarit (Emër, Atësi, Mbiemër), me te dhënat identifikuese sipas formularit te regjistrimit te AKEP, bashkëlidhur kësaj kontrate.
SEKSIONI 1. SHERBIMET
AKSES NE INTERNET (ME BANDE TE GJERE – BROADBAND)
LIDHJE ME FIBER
Antene
Koaksial
Tjetër ( )
SEKSIONI 2: AUTORIZIME
Për marrjen ne përdorim, përpunimin, transferimin ose ruajtjen dhe asgjësimin fizik, te te dhënave personale te deklaruara ne ketë Kontrate Pajtimi, ne përputhje me ligjin ne fuqi për mbrojtjen e te dhënave personale:
Pranoj Nuk Pranoj
SEKSIONI 4: FATURA E SHERBIMIT DHE ADRESA E DERGIMIT TE FATURES:
Adresa e dergimit te fatures/ njoftimeve me shkrim:
Adresa e postes elektronike:
Numër kontakti (celular)
Fature elektronike PO JO
Shënim: Pajisja me fature elektronike automatikisht zëvendëson pajisjen me fature fizike. Në cilësinë e Pajtimtarit, deklaroj se:
Jam njohur me Informacionin Para-Kontraktor te vendosur ne dispozicion nga Operatori, ne faqen e internetit të Operatorit;
Jam njohur dhe pranoj kushtet dhe termat e Kantatës se Pajtimit, si dhe deklaroj se do t’i zbatoj ato përkatësisht, përfshire por pa u kufizuar ne: Shërbimit e kontraktuara, afatin e kontratës dhe përfundimin e saj, çmimin dhe tarifat, mënyrën dhe afatet e pagesës, dhe/ ose garancive financiare;
Te dhënat e plotësuara ne Kontratën e Pajtimit dhe Formularin e AKEP janë te sakta dhe i përkasin personit/subjektit tim, referuar mjetit te identifikimit te paraqitur personalisht prej meje;
Deklaroj se qëllimi i blerjes se shërbimit është për përdorimin e shërbimit sipas kategorisë Familjar/Biznes dhe ne përputhje me kushtet e kësaj kontrate dhe ne asnjë rast për rishitje apo përdorim për qëllime fitimi apo ne kundërshtim me ligjin. Deklaroj qe te dhënat e mësipërme janë te vërteta;
Numri i kontaktit (celular) dhe adresa elektronike janë te sakta dhe do te përdoren për njoftime zyrtare për ketë kontrate si dhe për autentifikime apo shërbime te tjera ne kuadër te kësaj kontrate;
Mora dijeni te plote dhe pranoj te gjitha kushtet e mësipërme. Kontrata e Pajtimit përbehet nga:
Lidhja 1: Termat dhe kushtet e përgjithshme te ofrimit te shërbimit Aneksi 1: Lista e tarifave standarde dhe Udhëzuesi për Zgjidhjen e Ankesave
Lidhja 2: Plani tarifor
Aneksi 1 Përfitime te tjera (nëse janë te aplikueshme)
Aneksi 2: Formulari i marrjes ne dorëzim te pajisjeve Formulari regjistrimit te AKEP
Lidhjet e kontratës se bashku me anekset respektive dhe Formulari i AKEP janë pjese integrale dhe e pandashme e saj.
Kontrata e Pajtimit hartohet dhe nënshkruhet ne 2 (dy) origjinale te njëvlershëm në gjuhen shqipe, një për Operatorin dhe një për Pajtimtarin.
Për Operatorin Pajtimtari
3.3 Operatori do te njoftoje Pajtimtarin nëpërmjet shërbimit postar/ e-mail/ SMS/ apo formave te tjera te komunikimeve elektronike
Ofrimi i shërbimit te aksesit ne internet me bande te gjere nga Operatori, nëpërmjet rrjetit te tij te komunikimeve elektronike me specifikimet e dhëna ne Lidhjen 1, sipas kërkesës se pajtimtarit.
Tarifat standarde, te ofruara nga Operatori dhe te pranuara nga Pajtimtari, paraqiten ne Aneksin 1 te kësaj Lidhje dhe janë pjese integrale e Kontratës se nënshkruar midis palëve.
Plani tarifor i përzgjedhur nga Pajtimtari paraqitet ne Lidhjen 2 te Kontratës se Pajtimit.
Tarifat e Shërbimeve janë objekt ndryshimi, te cilat vendosen dhe publikohen sipas kërkesave te ligjit Nr. 9918, date 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kjo kontrate lidhet për një afat minimal te paktën prej muajsh ose 12 muaj ose me shume. Ne çdo rast, afati minimal i produktit te kontraktuar, parashikohet ne Lidhjen Nr.2, Plani Tarifor“.
Ne rast përfundimi te kësaj kontrate nga Pajtimtari përpara përfundimit te afatit minimal, ky i fundit detyrohet te paguaje penalitet për përfundim te kontratës para afatit. Penaliteti do te jete proporcional dhe përfshin pagimin e vlerës se plote te pajtimit mujor për pjesën e mbetur te afatit te kontratës.
te qëndrueshme, 30 dite përpara përfundimit te afatit minimal te kontratës.
3.4 Ne rast se Pajtimtari, nuk shprehet me shkrim për përfundimin e kontratës brenda afatit 30 ditor te njoftimit për përfundimin e afatit minimal te kontratës, palët bien dakord se kontrata, kalon ne një kontrate me afat te pacaktuar. Gjate afatit te pacaktuar, Pajtimtari do te tarifohet sipas planit tarifor baze te përzgjedhur ne Lidhjen 2.
OPERATORI DETYROHET:
Te mundësoje për pajtimtarin shërbim konform standardeve te parashikuara ne ketë Lidhje dhe anekset e saj. Pavarësisht kësaj, cilësia e shërbimit te ofruar nga Operatori mund te ndikohet nga faktorë te tjerë, te cilët janë jashtë kontrollit te Operatorit, duke përfshire por mos u kufizuar me zonën e mbulimit, distancën, teknologjinë e ofrimit te shërbimit, pajisjet fundore, kushtet atmosferike etj., qe mund te ndikojnë ne parametrat e shërbimit te ofruar.
Te aktivizoje ofrimin e Shërbimit, brenda 3 ditëve pune nga nënshkrimi i Kontratës se Pajtimit. Ne ketë afat përjashtohen vonesat e krijuara nga Pajtimtari.
Te ofroje shërbime te komunikimeve elektronike ne përputhje me parimin e transparencës, proporcionalitetit dhe barazisë
sipas kushteve dhe çmimeve, sipas llojit te teknologjisë se përdorur, kategorisë se pajtimtarëve, volumit te trafikut dhe metodës se pagesës.
Te evidentoje ankesat dhe shqetësimet e Pajtimtarit dhe ta informoje atë për zgjidhjen e mundshme te tyre brenda afateve te përcaktuara ne ketë Lidhje dhe Aneksit 1.
Te riparoje defektet teknike dhe te rivendose ofrimin e shërbimit përkatësisht sipas afateve te përcaktuara ne ketë Lidhje dhe Anekset e saj. Ne çdo rast, këto afate do te llogariten nga momenti i njoftimit ne numrat e informacionit te Operatorit.
Te riaktivizoje shërbimin brenda 24 (njëzetekatër) orëve, nga momenti qe Pajtimtari ka shlyer te gjitha detyrimet financiare ndaj Operatorit, por ne çdo rast me kusht qe pagesa te jete kryer përpara përfundimit te kontratës.
Te njoftoje nëpërmjet medias dhe afishimeve, pranë njësisë ankimore e zyrave te tij, çdo ndryshim te tarifave te Shërbimeve, jo me vone se 7 dite kalendarike, jo me pak se 3 (tre) dite rresht, përpara zbatimit te tyre.
Pas kërkesës nga pajtimtari me shkrim apo nëpërmjet aplikimeve online, nëse keto te fundit ofrohen nga operatori, te kryeje ndryshimin e paketës se shërbimit ose shpejtësisë se transmetimit për shërbimin e aksesit ne internet.
Operatori nuk mban përgjegjësi për problemet/ defektet apo demet direkte ose indirekte qe mund te vijnë si pasoje e përdorimit te Internetit ne mënyre te pavarur nga Pajtimtari si p.sh. hapjes se faqeve te ndryshme te Internetit, shkarkimit te programeve nga Interneti, dëmtimi nga viruset, aplikimi i formave te pagesave online etj.
Te njoftoje Pajtimtarin për modifikime te Kontratës jo me vone se 30 dite përpara datës se hyrjes ne fuqi te këtyre modifikimeve.
T’i japë Pajtimtarit një shpjegim te hollësishëm te te gjitha kushteve te përdorimit dhe kontratës para nënshkrimit te kontratës, nëpërmjet Informacionit Para-Kontraktor, te
publikuara ne faqen zyrtare te internetit te Operatorit.
Ky Informacion Para-Kontraktor përfshin por nuk kufizohet ne një informacion te detajuar për planet tarifore qe mund te zgjedhe Pajtimtari, duke i dhëne mundësinë e krahasimit midis tyre, përfshire:
Informacion te plote dhe te qarte, për paketat tarifore dhe ofertat promocionale apo speciale si zbritjet e tarifave, trafik i pakufizuar apo përdorim i pakufizuar i Internetit, kohen e kryerjes se thirrjeve apo përdorimit te internetit, duke specifikuar midis te tjerave çfarë përfshihet ne pakete/oferte dhe çfarë nuk përfshihet ne to, afatet kohore te ofertave dhe efektet e tejkalimit te tyre, përfshire tarifat e aplikuara.
Sistemin tarifor te aplikuar për shërbimet si kufizime te përdorimit, koha e tarifimit, mënyra e tarifimit pas kalimit te kohës minimale ose tejkalimit te kufizimit, njesia e matjes për tarifimin (p.sh. MByte etj.), ndryshimi i tarifës me kohëzgjatjen, etj.
Shërbimet shtese te përfshira ne paketën e zgjedhur.
Informacion për cilësinë e shërbimeve te ofruara/zgjedhura përfshire informacion dhe sqarime per shpejtesine e Internetit.
Te mos refuzoje lidhjen ne rrjet te pajisjeve fundore qe jane ne perputhje me Ligjin nr. 9918 date 19.05.2008, i ndryshuar, dhe akteve nen-ligjore te tij.
Operatori mund te ofroje pajisje fundore per pajtimtarin.
Termat dhe kushtet e rena dakord ne lidhje me pajisjet fundore, çmimi i pajisjes fundore dhe rimbursimi i kostove te pajisjeve ne rast përfundimi te kontratës (nëse aplikohen), do te paraqiten ne një aneks te veçante te kontratës se pajtimit.
4.1.16. Te aplikoje rritjen e tarifës se një apo me shume shërbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate, vetëm pas ezaurimit te procesit te njoftimit te pajtimtarit nga Operatori ne një nga format e mëposhtme:
Nëpërmjet njoftimit individual me poste/e- mail/SMS, apo forma te tjera te komunikimeve elektronike te qëndrueshme, te paktën 30 (tridhjete) dite përpara hyrjes ne fuqi te tyre, ne rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga Operatori. Njoftimi individual duhet te përfshije adresën se ku janë publikuar rritjet e tarifave, ne rast se njoftimi nuk përmban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve.
Te aplikoje automatikisht edhe pa njoftim uljen e tarifës te një apo me shume shërbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate, brenda paketës se zgjedhur ne Aneks dhe përmirësimin e treguesve te cilësisë se shërbimeve te kontraktuara nga Pajtimtari.
Te mos vendose detyrim financiar për rilidhje ne rrjet, nëse ndërprerja e shërbimit është kryer për shkak te gabimeve te Operatorit.
4.1.19. Për paketat tarifore, qe kane tarifim te përshkallëzuar, për perdorim te shërbimit “download” dhe/ose “upload”, deri ne nje nivel te caktuar limit (kufizim), dhe mbipagese per përdorim mbi kufizimin (tarife per Mbyte), Operatori ka detyrimin te kryeje njoftimin e pajtimtarit nëpërmjet mjeteve elektronike (si p.sh. mesazh ne PC, etj) jo me pak se 3 (tre) dite rresht kur arrihet niveli 80% i kufizimit “download’/’upload” (nëse ka te tille).
Operatori ka detyrim qe ne faqen kryesore te website zyrtar te tij te ofroje një instrument matje te shpejtësisë te aksesit ne Internet për pajtimtarin. Matësi i shpejtësisë ofron mundësinë për te matur te paktën:
a.download speed (shpejtësinë e shkarkimit) ne Mbps ose Kbps;
b.upload speed (shpejtësinë e ngarkimit) ne Mbps ose Kbps
c. latency (vonesën e lidhjes) ne milisekonda;
Shpejtësia e shërbimit te aksesit ne internet, për arsye teknologjike i ofrohet Pajtimtarit deri ne shpejtësinë qe i korrespondon shpejtësisë se përzgjedhur nga Pajtimtari ne planin tarifor përkatës dhe Operatori do te beje përpjekjet maksimale ne lidhje me ketë.
Operatori do te marre dhe zbatoje masa teknike dhe organizative për te siguruar rrjetin, shërbimin, konfidencialitetin e komunikimit dhe te dhënat e trafikut te komunikimit sipas parashikimeve te ligjit nr. 9918, date 19.05.2008, i ndryshuar.
Operatori mund te ndërmarre masa te arsyeshme për menaxhimin e trafikut për te evituar rreziqe nga mbingarkesa te rrjetit apo sigurimin e parametrave te cilësisë se shërbimit, masa te cilat nuk do te zbatohen për një kohe me te gjate se sa është e nevojshme.
Te lajmëroje pajtimtarin nëpërmjet shërbimit postar/e-mail/SMS/apo formave te tjera te komunikimeve elektronike te qëndrueshme ne faqet e tyre apo ne pikat e shitjes:
Për ndërprerjet dhe cilësinë e dobët te shërbimit te ofruar, gjate kontrolleve periodike, riparimeve apo përmirësimeve te rrjetit, provave te planifikuara si edhe ditën dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes apo cilësinë e dobët te shërbimit jo me vone se 24 ore përpara përfundimit te tij efektiv.
Për kufizimet ne ofrimin e shërbimeve te imponuara nga autoritetet kompetente ne kushte te jashtëzakonshme, fatkeqsive apo avarive te lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, pa ja hequr përgjegjësinë për normalizimin e gjendjes brenda një periudhe sa me shkurtër te jete e mundur.
Operatori mund te ndërmarre masa deri ne pezullimin e shërbimeve si kundërveprim ndaj incidenteve te sigurisë ose integritetit apo për shkak te kërcënimeve dhe cenimeve ndaj rrjetit/shërbimit.
Te siguroje kushte për pranimin e pagesave nga Pajtimtarit, për gjate gjithë ditëve te javës, me orar 08.oo–20.oo.
Te trajtoje dhe te zgjidhe brenda 3 (tre) ditëve kalendarike, kërkesën e Pajtimtarit per çdo ndryshim te shërbimeve shtese dhe te kategorisë se pajtimit.
Te njoftoje me shkrim/sms/etj, per zbatimin e sanksioneve sipas parashikimeve te
kësaj kontrate ne rast mos përmbushje te detyrimeve kontraktore nga Pajtimtari.
Te trajtoje kërkesat/ankesat me shkrim te Pajtimtarit.
Te publikoje treguesit e cilësisë për shërbimin internet.
Te zbatoje, per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Pajtimtarin, procedura te thjeshta dhe efektive.
Te riaktivizoje automatikisht shërbimin e pezulluar nga pajtimtari, sipas kërkesës se këtij te fundit, menjëherë pas përfundimit te afatit te pezullimit te shërbimit te përcaktuar ne kërkese.
Te rimbushje pajtimtarin per mbi faturime për shërbimet e ofruara.
Te mundësoje akses te barabarte dhe mundësi zgjedhjeje per pajtimtarët me aftësi te kufizuara, sipas përcaktimeve ligjore dhe akteve nënligjore ne fuqi, ne lidhje me ketë.
Te mundësoje për pajtimtarin ne mënyre te thjeshte dhe pa pagese ndalimin automatikisht te thirrjeve te ridrejtuara nga një pale e trete ne drejtim te pajisjes fundore te pajtimtarit.
Te kryeje monitorim te vazhdueshëm te shërbimeve dhe te marre masa për riparimin e problemeve teknike ne kohen me te shkurtër qe te jete e mundur por jo me shume se 72 ore. Afati i riparimit fillon nga momenti i njoftimit te problemit nga pajtimtari apo nga konstatimi i tij nga Operatori, përjashtuar rastet kur vonesa vjen nga Pajtimtari.
Operatori duhet te ruaje informacionin sipas kushteve te vendosura ne ligj dhe duhet te behet i vlefshëm për pajtimtarët me kërkesën e tyre me shkrim, siç përcaktohet nga ligji.
Operatori merr përsipër realizimin e aktivizimit te shërbimit te kontraktuar dhe riparimin e difekteve apo zgjidhjen e ankesës se pajtimtarit brenda 3 ditëve pune nga data e nënshkrimit te kontratës apo nga data e konstatimit te defektit ose paraqitjes se ankeses nga pajtimtari. Për ankesa specifike ne lidhje me faturimin, koha e zgjedhjes mund te jete me
e gjate se 3 dite, por ne te gjitha rastet jo me vone se data e daljes se faturës se muajit pasardhës për te cilin pajtimtari ka bere ankesën.
Te vendos ne dispozicion te personave me aftesi te kufizuar versionin ne “large print” ose “braille” te kontratës se pajtimit. Detajet te kontaktit te sipërmarrësit për ketë qellim publikohen ne faqen zyrtare te internetit te Operatorit.
PAJTIMTARI DETYROHET:
Te siguroje me shpenzimet e tij instalimin e shërbimeve dhe/ose pajisjen e nevojshme për lidhjen e shërbimit te internetit (Modem/Spliter/Ruter/etj). Ne rastet kur pajisjet ofrohen nga Operatori, pajtimtari është i detyruar ti ktheje ato, ne gjendje pune, ne përfundim te kontratës, ose te kompensoje ne vlere monetare pajisjet, duke zbritur koston e amortizimit.
Te kryeje pagesën per shërbimin e ofruar, sipas mënyrës dhe afateve te përcaktuara ne Kontrate dhe Lidhjet/ anekset e saj si dhe te marre dhe ruaje kopjen e dokumentave qe vërtetojnë kryerjen e veprimeve financiare për pagesën e faturës.
Te likuidojë te gjitha detyrimet financiare ndaj Operatorit, qe kane lindur deri ne momentin e përfundimit te kontratës.
Te përdore shërbimin e ofruar ne përputhje me kategorinë e pajtimit te përcaktuar ne Kontrate.
Te mos përdore shërbimin e ofruar per qëllime ilegale, për te shqetësuar, fyer apo kërcënuar Pajtimtarët e rrjeteve te tjera te komunikimeve elektronike, apo për te kryer vepra qe bien ne kundërshtim me Legjislacionin Shqiptar.
Te mos keqperdore shërbimin dhe te mos vendose ne rrezik sigurinë dhe integritetin e rrjetit te Operatorit.
Te mos përdore shërbimin për qëllime rishitje.
Te mos transferoje shërbimin ne palët e treta.
Te mos ofroje ne çdo forme, për një arsye apo një tjetër, as te krijoje kushte për kopjim, regjistrim, ritransferim ose përdorim te përmbajtjes dhe shërbimeve për qëllime te tjera, dhe pa kapërcim ose përpjekje te kapërceje mekanizmat për mbrojtjen e programeve kundër veprimeve te tilla dhe/ose përdorime te paautorizuara.
Te lidhe ne rrjet vetëm pajisje te certifikuara dhe te sigurohet qe teknologjia e tyre është e përshtatshme me atë qe kërkohet ne shërbimin e aksesit ne internet te Operatorit.
Te mos zbatoje, apo lejoje persona te paautorizuar, te bëjnë ndryshime ne pajisjet e komunikimeve elektronike dhe/ose rrjetit dhe te mos lejoje këta te fundit te lidhen te pajisjet e tyre pa njoftimin me shkrim me pare te operatorit.
Te mos dëmtoje instalimet apo pajisjet telefonike, por pa u kufizuar vetëm ne to, te Operatorit, te cilat ndodhen ne territorin dhe objektet prone private ose publike.
Te lejoje ne rast nevoje, për realizimin e ofrimit te shërbimit te pajtimtarit, hyrjen ne pronat private, te punonjësve te autorizuar te Operatorit, për përmbushjen e kontratës.
Te mos kaloje apo transferoje te te tretet te drejtat dhe detyrimet ndaj Operatorit sipas kontratës se pajtimit, pa miratimin me shkrim te këtij te fundit.
Te njoftoje me shkrim Operatorin, per cdo ndryshim te te dhënave te tij identifikuese, apo te dhënave te komunikimit mes palëve. Deri ne njoftimin e ndryshimeve te tilla, faturat dhe cdo komunikim/njoftim tjeter do te vijoje kryhet ne pikat e kontaktit te përcaktuara ne kontrate.
Te mos lejoje akses për te miturit ne programe pornografike ose programe te tjera dhe ose ne adresa interneti te papërshtatshme.
Te mbroje dhe te menaxhoje me kujdesin e tij pjesët e përbashkëta te rrjetit te komunikimeve elektronike te operatorit te ndërtuara ne pronën e pajtimtarit dhe/ose pronën ne përdorim. Pajtimtari nuk do t’u lejoje
akses palëve te treta ne këto pjese te rrjetit, përveç se me miratimin e operatorit.
Te ndihmoje operatorin ne ndërtimin e pjesëve te përbashkëta dhe te aferta te rrjetit, duke përfshire kanalet e lidhjeve te rrjetit te godines për rrjetin e komunikimeve elektronike publike te Operatorit dhe instalimin e rrjetit te komunikimeve te godines.
Te paguaje për demet e shkaktuara me dashje (paramendim) për Operatorin qe janë direkte (te drejtpërdrejta), te menjëhershme me veprimet e tyre dhe prishin detyrimet sipas kësaj kontrate. Pajtimtari mund te dështoje ne plotësimin e ndonjë detyrimi te parashikuar ne ketë kontrate, ne rastin e nje force madhore. Ne këto raste, ai do te njoftohet ne kohe
nga Operatori për natyren, forcën madhore dhe pasojat e mundshme, për plotësimin e detyrimeve te tyre.
Te ktheje aparatin apo pajisjen e komunikimeve elektronike te marre ne përdorim ne kushtet qe i janë dhëne, përveçse për përdorim funksional normal, brenda 5 (pese) diteve kalendarike, ne rastet e perfundimit te kontrates nga Operatori. Ne rastin e përfundimit te kontratës nga ana e Pajtimtarit, Operatorit i lind e drejta te kërkojë kthimin e aparatit apo pajisjeve te komunikimeve elektronike ne përdorim ne momentin e paraqitjes se kërkesës për perfundim Kontrate.
Te paguaje te gjitha detyrimet e papaguara, duke përfshire faturat e papaguara, faturën e emetuar nga Operatori deri ne ditën e ndërprerjes se kontratës.
OPERATORI KA TE DREJTE:
T’i ndërpresë ofrimin e Shërbimit dhe ose shërbimeve, pajtimtarit i cili nuk ka zbatuar detyrimet qe rrjedhin nga percaktimet e Nenit 4.2.
Te ndërpresë shërbimin objekt kontrate ne mënyre te njëanshme, duke njoftuar te paktën 24 ore me përpara, per qellime mirembajtje dhe
përmirësimin e shërbimit. Kohëzgjatja e nderprerjes te jete jo me shume se 48 ore.
Te ndryshoje tarifat e ofrimit te Shërbimit gjate vlefshmërisë se kontratës, sipas kushteve te përcaktuara ne piken 4.1.
Te beje ndryshime e përmirësime ne rrjetin e tij te telekomunikacioneve sipas nevojave te zgjerimit te rrjetit dhe te teknologjise.
5.1.7 Te mos pezulloje shërbimet, pavarësisht kërkesës se pajtimtarit, kur shërbimet ofrohen se bashku ose janë ngushtësisht te lidhur me njeri-tjetrin. Operatori ne çdo rast, mund te vendose ne diskrecion te tij ndryshe.
5.10 Te aplikoje dhe zbatoje kërkesat e pajtimtarit te paraqituar nga ky i fundit me shkrim apo nëpërmjet aplikimeve online, sipas kushteve te kësaj kontrate dhe anekseve te saj.
Te refuzoje te ekzekutoje një kontrate shërbimesh, për lidhje ne rrjet ose rikthimin e aksesit te rrjetit te pezulluar përkohësisht dhe te ndaloje ofrimin e disa apo gjithë shërbimeve ne raste kur pajtimtari:
Dështon për te siguruar te dhëna dhe dokumente sipas kontratës ose kur kushtet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve nuk janë plotësuar, përfshire eksesin dhe përdorimin e energjisë elektrike ne pronën apo godinen dhe kushte te tjera te ngjashme.
Ka kaluar afatet ose ka vonuar detyrimet për pagesën e shërbimit/ve te ofruar nga operatori.
Ka perdorur apo ka lejuar përdorimin e pajisjeve te komunikimeve elektronike ose shërbimeve elektronike për qëllime dhe ne
kundërshtim me parashikimet e kontratës dhe legjislacionin ne fuqi.
Ka hyre apo është perpjekur te siguroje akses te shërbimet e Operatorit ne nje mënyre te parregullt, te papajtueshme me kontratën e pajtimit dhe rregulloret perkatese për ofrimin e shërbimeve objekt kontrate apo te ndaluara me ligj.
Te mos ofroje shërbimin sipas kontratës se pajtimit, kur pajtimtari ka ndërmarrë vete
apo ka lejuar pale te treta te paautorizuara te marrin përsipër instalimin, modifikimin apo riparimin e pajisjeve dhe/ose te rrjetit.
Operatori nuk do te jete i detyruar ndaj pajtimtarit për:
Demin qe nuk shkaktohet nga veprimet direkte apo indirekte nga Operatori;
Mosplotësim te detyrimeve te tij për shkak te një force madhore gjate kohëzgjatjes se saj;
Përmbajtjen e informacionit te transmetuat nëpërmjet rrjetit;
Ndërprerjen dhe/ose cilësinë e ulet te shërbimeve te komunikimeve elektronike kur kjo është ne kufij te parametrave teknike dhe cilësinë e rrjeteve te tjera te komunikimeve elektronike, si dhe demet dhe /ose prishjet ne këto rrjete;
Ndërprerjen dhe/ ose cilësinë e ulet te shërbimeve te komunikimeve elektronike kur kjo ndodh per mungesën, pezullimin, ose prishjen e parametrave teknike te cilesise te pajisjeve te energjise te godinave dhe/ose banesave;
Mungesën e ofrimit te shërbimeve ose cilësinë e dobët te tyre gjate testimeve qe kryhen nga operatori me qëllimin për te inspektuar pajisjet, lidhjet, rrjetet, etj., si edhe testet me qellim përmirësimin apo efektshmerine e shërbimit te ofruar, vetëm subjekt per pajtimtarin duke e mbajtur ketë te fundit te informuar paraprakisht.
Operatori ka te drejte te aplikoje politikat e përdorimit te drejte te shërbimeve dhe/ose produkteve te ofruara për pajtimtarin te cilat ne çdo rast do te jene ne përputhje me rregulloret dhe dispozitat ligjore dhe nënligjore përkatëse ne fuqi.
Te perdore shërbimin objekt kontrate ne përputhje me termat e kësaj kontrate.
Te kërkoje apo te kryeje me shkrim apo nëpërmjet aplikimeve online/aplikacioneve te aplikuara nga Operatori ndryshime te tipit te
paketës, shpejtësisë se transmetimit apo te adreses (vendodhjes), apo blerje ofertash promocionale/ paketash shtese për te cilat palët bien dakord.
Te kërkoje me shkrim përfundimin e kontratës ne mënyre te njëanshme, por duke përmbushur kushtet e kontratës.
Te përcaktoje shërbimet fillestare dhe shërbimet shtese qe do te përdore sipas Aneksit te kontratës.
Te kërkoje rilidhjen e Kontratës se Pajtimit, pas shlyerjes se te gjitha detyrimeve te prapambetura.
Te pezulloje përdorimin e shërbimeve pas paraqitjes se kërkesës me shkrim ndaj Operatorit, jo me vone se 10 dite kalendarike përpara datës se pezullimit.
Ne çdo rast, pezullimi i shërbimit nuk mund te kërkohet me shume se dy here brenda
12 muajve dhe ne çdo rast koha totale e pezullimit nuk mund te jete me e gjate se 3 muaj.
Periudha e pezullimit ne çdo rast do t’i shtohet afatit te kontratës apo produktit te përfituar nga pajtimtari. Shërbimet e pezulluara do te riaktivizohen automatikisht me mbarimin e periudhës se specifikuar ne kërkesën e pajtimtarit. Tarifa e pezullimit do te përcaktohet sipas listës se çmimeve ne fuqi. shërbimit/shërbimeve.
Te mos paguaje ndonjë tarife gjate periudhës se pezullimit te shërbimit, përveç asaj te pezullimit te shërbimit, e cila është e pagueshme ne momentin e paraqitjes se kërkesës për pezullim shërbimi.
Ne rastin e shërbimeve qe ofrohen se bashku apo për shkak te natyrës se tyre janë ngushtësisht te lidhura me njëra tjetrën, pezullimi i shërbimit nuk do te ofrohet vetëm për shërbimet me vete. Operatori ne çdo rast mund te vendose ne diskrecionin e tij ndryshe.
Te revokoje ne çdo kohe pëlqimet paraprake te dhëna prej tij me paraqitjen e kërkesës ne një nga format e parashikuara ne ketë kontrate.
Te marre pa pagese fature për shërbimet, si edhe te ketë akses ne informacionin online te faturave mujore. Fatura e detajuar përmban te paktën informacion lidhur me: numrat dhe llojet e shërbimeve te periudhës raportuese; shumen totale sipas llojeve te sherbimeve; shumen totale te fatures; taksat e aplikuara; shumen e zbritjeve për pajtimtarin; shumen totale përkatëse; periudhen e pagesës; mënyrat e mundshme te pagesës, kredencialet e operatorit dhe personat e kontaktit dhe i mundësohet pajtimtarit vetëm me kërkese te këtij te fundit pa pagese për periudhen paraardhese.
Ne rastet kur operatori, nuk ekzekuton brenda afateve te përcaktuara ne ketë Lidhje, kërkesën e pajtimtarit për ndërprerjen e njëanshme te kontratës, kontrata nuk do te konsiderohet e nderprere dhe pajtimtari do te gëzoje te gjitha te drejtat dhe detyrimet e parashikuara ne ketë Lidhje.
Faturimi për Pajtimtarin do te jete me baze mujore dhe do te kryhet sipas përcaktimeve kësaj kontrate dhe anekseve te saj.
Fatura i dorëzohet Pajtimtarit ne mënyrën dhe formën e kërkuar nga pajtimtari, jo me vone se pesembedhjete dite kalendarike përpara afatit te pagesës se saj. Për kategorinë jo individ, fatura do ti komunikohet Pajtimtarit ne përputhje me parashikimet ligjore ne fuqi dhe përcaktimeve specifike mbi fiskalizimin.
Pajtimtari do t’i paguaje operatorit nje çmim, për shërbimet e ofruara, respektivisht:
Çmimin fillestar për akses ne rrjet dhe/ose aktivizimin e shërbimit (kur aplikohen) për te cilin është lidhur Kontrata e Pajtimit. Çmimi do te paguhet brenda afatit sipas kontrates dhe nuk është subjekt i kompesimit me përfundimin e kontratës.
Vlerën e gjithë shërbimeve te përdorura gjate periudhës se faturuar. Periudha e faturimit zgjat nga dita e pare deri te dita e fundit e muajit kalendarik.
Tarifën e pajtimit mujor, e cila i takon plotësimit te aksesit për shërbimet e specifikuara për te cilat një kontrate është lidhur.
Çmimin për pajisjen fundore kur blihet nga operatori ose qiranë për përdorimin e pajisjes fundore (kur aplikohen).
Tarifën për asistence teknike ne përdorimin e shërbimeve, përfshire instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve te komunikimeve elektronike te ofruara (kur aplikohen).
Pagesa për te tjera shërbime te specifikuara ne listën e çmimeve te operatorit (kur aplikohen).
Faturimi për mbi pagesën ne rastin e parapagimit do te behet ne faturën e muajit pasardhës.
Operatori faturon shërbimet e ofruara me parapagim ose paspagim, sipas specifikimeve ne Aneksin përkatës te produktit te ofruar.
Ne faturën e dërguar Pajtimtarit, përveç vlerave te detyrimeve, Operatori përfshin:
Afatin e pagesës se faturës;
Mënyrën dhe vendin e pagesës se faturës;
Pagesat shtese;
Sanksionet ne rast moshlyerje te detyrimeve (kamat-vonesat, ndërprerje, kufizim te shërbimeve etj.);
Numër kontakti te Operatorit per Kujdes ndaj Klientit për informacion për faturën (thirrjet drejt ketij numri jane pa pagese ose me kosto sipas percaktimeve ne aneksin e tarifave perkatesisht).
Detyrimet financiare te Pajtimtarit ndaj Operatorit kryhen si me poshtë:
Për vlerën e instalimit, aktivizimit te shërbimit, te pajisjes fundore apo konfigurimit
te saj, me LEK ne dore, vetëm njëherë, pranë arkes se Operatorit ose me Urdhër-Xhirimi ne emër dhe ne favor te Operatorit, sipas përcaktimeve ne faturën e lëshuar, ne momentin e firmosje se kësaj Kontrate, referuar tarifave te përcaktuara ne Lidhjen 2.
Pagesat mujore për shërbimet e marra sipas kontratës.
Detyrimet sipas pikës 7.2 duhet te shlyhen brenda afatit te përcaktuar ne fature dhe ne çdo rast jo me vone se dita e fundit e muajit.
Mos marrja e faturës nuk e çliron pajtimtarin nga detyrimi për te paguar brenda kohës se përcaktuar.
Date pagese do te konsiderohet:
Data e shënuar ne mandat arketimi, ne rastin kur pagesa kryhet me LEKE ne dore, pranë njësisë arketimore te Operatorit.
Data e prekjes se llogarise bankare likujduese te Operatorit, ne rastin kur pagesa kryhet me Urdher-Xhirimi bankar apo nepermjet sistemit elektronik te pagesave.
Ne rast vonesash ne lidhjen ne rrjet ne afat ose ne aktivizimin e shërbimit, Operatori do te paguaje një penalitet e masen 0.1% te tarifës fillestare për lidhjen ne rrjet dhe aktivizimin e shërbimit për çdo dite vonese, por jo me shume se 20% te kësaj tarife. Përjashtim nga ky penalitet bëjnë rastet kur vonesat janë shkaktuar nga veprime apo mosveprime te Pajtimtarit ose palëve te treta, jashtë kontrollit te Operatorit.
Ne rast se shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë se parashikuar ne kontrate dhe/ose Operatori vonon riparimin e difekteve ne rrjetin e tij te telekomunikacioneve, tej afateve te përcaktuara ne ketë Kontrate, atëherë ai detyrohet t’i zbrese nga fatura e muajit ne vijim ne tarifën e pajtimit proporcionalisht me ditët ne mungese cilësie/vonese riparimi difekti.
Ne rast se Pajtimtari nuk kryen pagesen e faturës sipas afatit te saj, Operatori ka te drejte
te ndërmarre sanksione dhe masa kufizuese te ofrimit te shërbimit për Pajtimtarin deri ne përfundimin e kontratës:
Operatori aplikon për çdo dite vonese një penalitet ne masën 0.5% te faturës mujore te papaguar dhe brenda 7 ditëve pas kalimit te afatit te pagesës te përcaktuar ne fature, do te njoftoje Pajtimtarin me shkrim ose me SMS/telefonate për përmbushjen e detyrimit te pagesës dhe/ apo detyrimeve te tjera kontraktore, brenda datës 15 te muajit aktual dhe për kufizimin e ofrimit te shërbimit te telefonisë fikse, duke i dhëne mundësinë pajtimtarit te thirret nga te tjerët (i njëanshëm, vetëm hyrës) dhe te përdore Shërbimet e Emergjences;
Operatori, pas 15 ditësh nga kalimi i afatit te pagesës te përcaktuar ne fature, do te ekzekutoje kufizimin e shërbimit te telefonise fikse duke ndërprerë ofrimin e shërbimit te thirrjeve dalese për telefoninë fikse dhe ne te njëjtën kohe do te vijohet me njoftimet me sms/ telefonate për masat qe mund te ndërmerren ne vijim.
Ne rast mos shlyerjes se detyrimeve me plotesimin/kalimin e 30 ditëve te afatit te pagesës se përcaktuar ne fature, shërbimet e kontraktuara do te nderpritet tërësisht. Ne çdo rast thirrjet drejt numrave te emergjencës do te lejohen.
Operatori, gjate muajit te dyte pas afatit te pagesës se faturës, gjeneron fature për shërbimet e ofruara gjate muajit te meparshem dhe vijon me njoftimet respektive mbi shlyerjen e detyrimeve edhe për faturën e muajit paraardhës dhe te gjitha detyrimeve kontraktore.
Ne muajin e trete pas afatit te rregullt te pagesës se faturës, operatori i dërgon njoftim me shkrim pajtimtarit për përmbushjen e detyrimeve brenda 15 ditëve nga data e ketij njoftimi dhe ndërprerjen e kontratës ne mënyre te njëanshme brenda 3 ditëve nga kalimi i afatit 15 ditor te përcaktuar ne ketë paragraf. Ne rast te moshlyerjes se detyrimeve edhe sipas këtij njoftimi, Operatori do te ekzekutoje te drejtën e ndërprerjes se kontratës me pajtimtarin.
Operatori nuk është i detyruar te njoftoje paraprakisht Pajtimtarin për masat e marra ne rast se shkelja e evidentuar e kontratës:
përben një kërcenim serioz te rendit e sigurisë publike, shëndetit e mjedisit;
shkakton një dëmtim serioz fizik, material ose funksional te rrjetit.
Nëse është teknikisht e mundshme, Operatori është i detyruar te kufizoje aksesin vetëm për ato shërbime qe Pajtimtari ka shkelur kushtet e kontratës, përveç rasteve kur Pajtimtari abuzon, ose ne mënyre te përsëritur kryen me vonese ose nuk paguan faturat.
Ne çdo rast, kur Pajtimtari vonon pagesën e vlerës se faturës, tej afateve te përcaktuara ne fature dhe brenda këtij afati nuk ka bere ankese me shkrim për faturën, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje Operatorit kamate ne masën 0.5% te faturës mujore te papaguar, për çdo dite vonese ne pagim nga afati i pagesës se përcaktuar ne fature.
Ne rast se Pajtimtari ka bere ankese me shkrim për faturën, para afatit te pagesës, atëherë:
Operatori ka detyrimin te trajtoje ankesen dhe ktheje përgjigje sipas përcaktimeve te kësaj kontrate.
Operatori mund te mos aplikoje masat kufizuese te referuara me siper.
Shuma te mbitarifuara per sherbimet e ofruara dhe shumat e ankimuara sipas parashikimeve te kësaj kontrate Pajtimi do te zbriten nga çmimi i pajtimit mujor për muajin/t tjetër/re dhe me përfundimin e Kontratës se Pajtimit do t’i paguhen pajtimtarit nëpërmjet llogarisë bankare te njoftuar zyrtarisht, nëse kushtet për përfundimin e Kontratës se Pajtimit janë plotësuar.
Operatori ka te drejte te ndërpresë ofrimin e shërbimit dhe te përfundoje ne mënyre te
njëanshme kontratën pa njoftim paraprak ndaj pajtimtarit ne rastet si me poshte vijon:
konstaton kundërvajtje flagrante, sistematike apo te vazhdueshme te detyrimeve kontraktuale dhe ose te Termave te Përgjithshme te shërbimit. Ne kuptim te këtij parashikimi me shkelje flagrante dhe shkelje sistematike te detyrimit kontraktual do te kuptohen:
“Shkelje flagrante e detyrimit kontraktual” është një shkelje qe shkakton ose mund te shkaktoje dem tek pajtimtare/përdorues te tjerë ose tek operatori,
“Shkelje sistematike e një detyrimi kontraktual” është një shkelje qe ka ndodhur dy a me shume here brenda afatit te kontratës.
pajtimtari me dashje dëmton/prish ose lejon shkaterrimin/demtimin/thyerjen/e modemit dhe ose pajisjeve te tjera te komunikimeve elektronike te ofruara nga operatori, nëse nuk paguan kompensim për çdo dhe te gjitha demet aktuale te shkaktuara ndaj operatorit, përfshire dhe kostot e pajisjes fundore
sipas parashikimeve te pikes 8.3.e, ne rast te forcës madhore.
Pajtimtari ka te drejte ta quaj ketë Kontrate te përfunduar ne ditën e fundit përpara nxjerrjes se faturës mujore ne rast se kërkesa për përfundim është paraqitur jo me vone se data 25 e muajit.
Ne rast se kërkesa për përfundim paraqitet pas datës 25, kontrata do te konsiderohet e përfunduar ne ditën e fundit te muajit pasardhës.
Pajtimtari ka te drejte te zgjidhe Kontratën ne mënyre te njëanshme dhe pa kosto shtese, duke e njoftuar me shkrim Operatorin brenda një afati 30 ditor nga data e njoftimit, ne rastet e modifikimit/zëvendësimit te kontratës nga Operatori.
Zgjidhja e kontratës nuk do te heqë detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te kontratës se vjetër.
Pajtimtari ka te drejte te ndërpresë kontratën ne mënyre te njëanshme me një njoftim me
shkrim tek Operatori dhe plotesimin e formularit përkatës dhe kontrata do te konsiderohet e përfunduar sipas parashikimeve ne paragrafin 9.2.
Ne çdo rast, Pajtimtari është përgjegjës ne lidhje me kryerjen e te gjitha pagesave dhe detyrimeve qe i përkasin kontratës dhe kthimin e aparateve dhe pajisjeve te komunikimeve elektronike ne rast se janë dhëne ne përdorim nga Operatori.
Ne çdo rast, Operatori gëzon te drejtën te përfundoje ketë kontrate ne çdo kohe, me një njoftim paraprak 30 ditor drejtuar Pajtimtarit. Përfundimi dhe ndërprerja e një/ disa prej shërbimeve ne mënyre te njëanshme nga palët nuk nënkupton edhe përfundimin ne te njëjtin afat te kontratës, me përjashtim te rastit kur me kontratën merret vetëm një shërbim.
Operatori detyrohet te siguroje zbatimin e Rregullat ne fuqi lidhur me mënyrën e mbledhjes, përpunimit apo transferimit te te dhënave personale te pajtimtarit sipas Ligjit nr. 9887/2008, i ndryshuar dhe akteve te tjera nënligjore ne zbatim te tij. .
Operatori nuk do te kontrolloje ose te përhape te dhënat personale ose përmbajtjen e bisedave te kryera nëpërmjet rrjetit te Operatori, përveç rastit kur kjo nevojitet si pjese e veprimtarisë se mirëmbajtjes se rrjetit ose parashikohet nga legjislacioni ne fuqi.
Operatori nuk do te përhape, transmetoje ose te përpunoje te dhënat personale te Pajtimtarit, përfshire (por pa u kufizuar ne) te dhënat për shumat e shpenzuara ose për qëllime te tjera nga ato për te cilat janë kërkuar te dhënat, përveç rastit kur një gjë e tille është e nevojshme dhe ka lidhje te drejteperdrejte me dhënien e shërbimeve dhe/ose përmbushjen e kësaj Kontrate, si dhe rastit kur një gjë e tille parashikohet nga legjislacioni ne fuqi. Pajtimtari mund te informohet ne çdo kohe.
Operatori do te mbledhë, përpunojë e përhapë te dhënat personale te Pajtimtarit per përmbushjen e kësaj Kontrate. Te dhënat personale si: emër, mbiemër, nr. personal identifikimi, datëlindje, gjinia, fotokopje e mjetit te identifikimit dhe adresa e banimit, janë te dhëna te detyrueshme per te bere te mundur regjistrimin dhe lidhjen tuaj me rrjetin. Te dhënat e tjera te kontaktit jane te dhena vullnetare për te përfituar nga shërbimet e kujdesit ndaj klientit. Duke nënshkruar ketë kontrate, pajtimtari pranon qe Operatori te përpunoje dhe përhapë te dhënat e tij për qëllime te kësaj kontrate, ku përfshihen (por nuk kufizohen vetëm me to) përpunimi i kërkesave për pajtim ne rrjet, dhënia e shërbimeve dhe produkteve dhe shërbimeve Pajtimtarit, mbajtja e llogarive te transaksioneve, pergatitja e faturave dhe dhenia e sherbimit te kujdesit për klientin (perfshire dergimi i faturave nëpërmjet shërbimit postar), kontrolli dhe raportimi i kreditit, krijimi i databazes se debitoreve me detyrime te papaguara dhe mbledhja e detyrimeve kontraktore te papaguara nëpërmjet te treteve per llogari te Operatori, krijimi dhe matja e bazave te te dhënave dhe platformave te shërbimit, kryerja e analizës e studimeve per informacion biznesi dhe qëllime marketingu, profilizim i pajtimtarit, zhvillim i produkteve dhe shërbimeve, ristrukturimi apo riorganizimi i biznesit te Operatori, siguria e rrjetit Operatori dhe e informacionit, mbrojtja e aseteve dhe te drejtave te Operatori, përfshire te drejtat e pronesise intelektuale dhe marken tregtare, punonjësit dhe klientët nga aktiviteti kriminal apo aktivitet tjetër qe mund te shkaktoje dem, per te mbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore ne lidhje me procedurat ligjore, përfshire dhe mbrojtjen ne procese ligjore kundër Operatori si dhe përhapjen e te dhënave te treteve me qellim mbledhjen e detyrimit te pashlyer ne rast se Kontrata me pajtimtarin zgjidhet për ketë arsye.
Operatori ose agjentet e tij munden qe, here pas here, te kontaktojnë pajtimtarin nëpërmjet postes/ telefonit/ e-mail, apo SMS ne lidhje me shërbimin e ofruar dhe te pranuar nga pajtimtari (p.sh. por jo
kufizuar ne: furnizimi i shërbimit te asistencës ose sekretarisë telefonike, gjendjen e marrjes se mesazheve ose te pagesave etj.).
Me pëlqimin paraprak te pajtimtarit, Operatori mund te kontaktoje kete te fundit nëpërmjet postes/ telefonit/e-mail apo SMS ne lidhje me detajet e sherbimeve dhe produktet e reja qe Operatori ofron. Ne rast se pajtimtari vendos te mos marre me komunikime te kesaj natyre, mund ta kërkoje ketë ne çdo moment dhe pa pagese, me kërkese ne dyqane ose nëpërmjet aplikacioneve qe Operatori ka krijuar për Pajtimtarët e tij.
Operatori merr përsipër te respektoje fshehtësinë dhe privatësinë e Pajtimtarit dhe trajtoje te dhënat personale te Pajtimtarit ne përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e te Dhënave Personale”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9918, date 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, aktet nenligjore te dala ne zbatim te tyre si dhe per qëllimet e lejuara te biznesit.
Operatori do te ruaje te dhënat personale te pajtimtarit ne përputhje me afatet dhe kushtet e përcaktuara ne legjislacionin ne fuqi dhe do t’i beje te vlefshme për pajtimtarin me kërkesën e tij me shkrim, persa kohe qe ende disponohen nga Operatori.
Te dhënat mbi numrin personal te identifikimit te pajtimtarit mund te përdoren per rigjenerimin e te dhënave nga sipërmarrësi ne gjykate.
Operatori garanton se nuk kryen përgjime te komunikimeve elektronike. Pergjimi i komunikimeve elektronike kryhet vetem nga organet kompetente shteterore te percaktuara ne Ligjin Nr. 9157 date 04.12.2013 “Per pergjimin e telekomunikimeve”( i ndryshuar).
Ne përputhje me parashikimet ligjore, ne lidhje me te dhënat personale qe përpunohen nga Operatori, ju ne çdo kohe keni te drejtat si vijojnë:
e drejta për akses, e drejta për te kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen, e drejta për te mos qene pjese e vendimmarrjeve
automatike, e drejta për te kundërshtuar dhe e drejta për tu ankuar.
Operatori brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgoj informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit te kërkesës tuaj. Ne çdo rast për ekzekutimin e kërkesave Operatori mund te kërkoje informacion shtese për identifikimin e sakte tuaj për te shmangur qe informacioni juaj te përhapet tek persona te paautorizuar.
Kjo Kontrate hartohet dhe interpretohet nga Palët ne përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore te Republikës se Shqipërisë.
Mosmarrëveshjet qe lindin ndërmjet palëve zgjidhen sipas përcaktimeve ne Udhëzuesin e Mosmarrëveshjeve me
pajtimtarin te dhëna si Aneks i kesaj Kontrate. Ne rast se palët nuk arrijnë te zgjidhin mosmarrëveshjen me mirëkuptim, secila mund t’i drejtohet për shqyrtim AKEP, ose Gjykatës kompetente.
Kjo Kontrate hyn ne fuqi ne ditën e nënshkrimit te saj nga palët.
Ne rast përfundimit te Kontratës për shkak te mos shlyerjes se detyrimeve nga ana e Pajtimtarit, si personalisht, apo si person juridik do te humbasë te drejtën te lidhe një kontrate tjetër me Operatorin pa shlyer me pare detyrimet e tij te prapambetura ndaj Operatorit. Operatori do te ruaje te drejtën e tij për te kërkuar sipas ligjit pagimin e detyrimeve te pashlyera.
Ndryshimet e Termave te Përgjithshme te Kontratës mund te aplikohen vetëm pas njoftimit përkatës te tyre tek AKEP.
TARIFAT STANDARTE
Tarifa e regjistrimit: Lek
Tarifa mujore e shërbimit Internet: Lek Tarifa te tjera: Lek
Emërtimi i pajisjes se dhëne ne përdorim nga Operatori: Numri MAC i pajisjes:
UDHEZUES PER ZGJIDHJEN E ANKESAVE
Ankesat mund te paraqiten :
Nëpërmjet numrit +355(0)67315948 për “Difekte dhe asistence teknike”, ose aplikacione komunikimesh qe operojnë me ketë numër.
Nëpërmjet sporteleve Operatori ku merret deklarim shkresor për ankesën.
Nëpërmjet postes për ankesa te ndryshme.
Pajtimtarët kane te drejte te ankohen apo te kërkojnë sqarime tek operatori qe ofron shërbime te komunikimeve elektronike për kushtet kontraktore dhe/ose përmbushjen e këtyre kushteve nga operatori, përfshire faturën dhe cilësinë e shërbimit te ofruar.
Afati i paraqitjes se ankesave me shkrim, nëse pajtimtari nuk ka ngelur i kënaqur me sqarimet e dhëna nga operatori nëpërmjet telefonit apo njoftimeve te tjera me mjetet elektronike, është:
Ankesat për “Difekte Teknike” dhe “Asistence teknike për shërbimin e aksesit ne internet” paraqiten ne çdo kohe (shërbimi 24 orësh).
Ankesat për faturim paraqiten brenda 15 ditëve nga marrja e faturës.
Ankesa për cilësinë e shërbimit e ofruar, brenda 15 ditëve nga ofrimi i shërbimit.
Ankesa për mos riparim te difekteve te paraqiten menjëherë pasi mbaron afati sipas pikave përkatëse te kontratës.
Ankesat e tjera, te çdo lloji qofshin paraqiten sa me pare.
Ankesat , ne varësi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse e Operatorit, mbeshtetur ne te dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konforme rregullave behet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve te parashikuara ne Kontratën e Pajtimit.
Afati i informimit me shkrim te Pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit te ankesave eshte brenda 15 ditëve kalendarike nga marrja e tyre.
Përgjigja për ankesën i dërgohet pajtimtarit nëpërmjet mënyrave te komunikimit si me poshtë vijon: Poste;
SMS;
Telefonate;
adrese elektronike (email);
Nëse pajtimtari nuk është i kënaqur me përgjigjen e dhëne nga Operatori, pajtimtari mund te kërkojë nga AKEP-i te zgjidhe mosmarrëveshjen me Operatori, ose te ndjeke kërkesën ne rruge
gjyqësore. Kërkesa e pajtimtarit, për zgjidhje mosmarrëveshje ne AKEP, paraqitet me shkrim dhe duhet te përmbaje fakte dhe prova, ne te cilat është bazuar. Kërkesa duhet te paraqitet ne AKEP brenda 15 ditëve pasi pajtimtari te ketë marre përgjigjen me shkrim nga Operatori.
Operatori mban një regjistër te veçante për ankesat e paraqitura dhe përgjigjet apo vendimet respektive sipas kushteve te kontratës.